In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Hapet thirrja për mobilitete (bursa) studentësh të FIM, në NTNU, Norvegji

Në kuadër të projektit ERASMUS+ në bashkëpunim me NORWEGIAN UNIVERSITY OF SCIENCE AND TECHNOLOGY (NTNU) në Norvegji, mirëpresim aplikime nga studentët e vitit të parë të programit të studimit Master i Shkencave “Menaxhim Energjie” në Departamentin e Energjitikës për 4 (kater) bursa në NTNU, për të ndjekur semestrin e parë të vitit të dytë akademik të programit të studimit master në vitin akademik 2024-2025 gjatë periudhës Gusht – Dhjetor 2024.

Të interesuarit mund të drejtohen pranë Departamentit të Energjitikës (DE) për më shumë informacion (kontaktoni Prof. Asoc. Majlinda Alcani: malcani@fim.edu.al)

Dokumentat e aplikimit përfshijnë:

1. Learning Agreement (mund ta gjeni në web-in e UPT, rubrika për mobilitete studentësh)
2. CV ne anglisht dhe nje leter motivimi per aplikimin perkates
3. Vërtetim studenti dhe vërtetim i notave të progarmit të studimit bachelor
4. Dëshmia per nivelin e gjuhës angleze
5. Fotokopje e pasaportës

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave është 20 Shkurt 2024 dhe dorëzimi pranë DE, FIM.

Kriteret kryesore për përzgjedhjen janë:

1. Nota mesatare e studimeve të programit të studimit bachelor.
2. Niveli i gjuhës angleze.
3. Motivimi
4. Kandidatët pas renditjes sipas këtyre kritereve do i nënshtrohen edhe një interviste për përzgjedhjen përfundimtare.