In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Hapet kursi i formimit të vazhduar “Vlerësimi i linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve”

Kursi do të fillojë në datë 14 Janar 2022 dhe do të shërbejë për trajnimin e të gjithë personave që duan të konkurrojnë për të fituar një çertifikatë (liçensë) për ushtrimin e aktivitetit të “Vlerësuesit të linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve” në përputhje me kërkesat e VKM Nr. 712, datë 12.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe proçedurat e liçensimit të subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme”.

Aplikimet për ndjekjen e këtij programi të bëhen pranë:
Sekretarisë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike nga data 05 Nëntor 2021 – 13 Janar 2022, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00.

Koordinator i miratuar i këtij kursi është Prof. Asoc. Jonida TETA; email: jteta@fim.edu.al.

Dokumentat që duhen paraqitur janë:

1) Formular aplikimi (modeli bashkangjitur);
2) Dokument identifikimi (fotokopje të kartës së identitetit ose pashaportës);
3) Fotokopje të diplomës universitare të noterizuar + Listë notash;
4) Çertifikata të ndryshme që zotëron kandidati
5) Mandati i pagesës së tarifës 1600 lekë për rregjistrim (modeli bashkangjitur).

Pët më shumë informacione rreth kursit të formimit të vazhduar: “Vlerësimi i linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve” mund të klikoni këtu

Formulari i aplikimit per kursin

Faturë për arkëtim