In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Hapen regjistrimet për Kursin e Formimit të Vazhduar “Auditim Energjie”

Në  bazë  të  ligjit Nr. 80, datë 22. 07. 2015: “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në
institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Neni 81: “Programet e
studimeve të formimit të vazhduar”, si dhe miratimin e ndryshimeve nga ana e Senatit të
UPT, pranë Departamentit të Energjitikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, është
funksional programi i formimit të vazhduar për “Auditim Energjie” në dy profile.

Kursi i 12 të “Auditim Energjie” fillon më datë 25 Tetor 2024 dhe do të shërbejë për trajnimin
e të gjithë personave që duan të konkurojnë për të fituar një certifikatë për ushtrimin e
aktivitetit të “Audituesit të Energjisë” në përputhje me kërkesat e ligjit të ri: “Për Efiçencën
e Energjisë”, Nr. 124, datë 12.11.2015 dhe akteve në zbatim të tij, si dhe për të gjithë ata
që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në këtë fushë.      

Kriteret e pranimit

Në Programin e kursit të kualifikimit  “Auditim Energjie”, sipas drejtimit përkatës, mund të
regjistrohen të gjithë personat e interesuar për marrjen dhe thellimin e njohurive në këtë
fushë, të cilët janë të pajisur me një diplomë të nivelit Master ose ekuivalente me të.

Aplikimet për ndjekjen e këtij programi studimi të bëhen pranë Sekretarisë së Dekanit të
Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, nga data 16 Shtator 2024 deri në datën 22 Tetor 2024,
çdo ditë pune nga ora 12 00 - 16 00 . 

Dokumentet që duhen paraqitur:

1.    Formular aplikimi (modeli bashkangjitur)
2.    Dokument identifikimi (fotokopje letërnjoftimi ose pasaporte)
3.    Diplomë e studimeve universitare + Listë notash (fotokopje e noterizuar)
4.    Certifikata të ndryshme që zotëron kandidati
5.    Mandat-pagesa 1000 (një mijë) Lekë për regjistrim

Për më shumë informacione mund të kontaktonin Koordinatorin e Kursit Dr. Ardit GJETA,
E-mail: agjeta@fim.edu.al

Formulari i Aplikimit

Mandat pagese per regjistrimin