Njoftime 06.02.2025
Hapen aplikimet për internship në Programin Pan-European Seal 2025/2026
Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit Politeknik të Tiranës me EPO (European Patent Office) informojmë të gjithë studentët e interesuar për një mundësi të shkëlqyer për internship në Programin Pan-European Seal 2025/2026.
Programi ofron një mundësi unike për të fituar përvojë praktike 1-vjeçare në fusha si pronësia intelektuale dhe inovacioni.
Trajnim i personalizuar dhe mbështetje nga ekspertët më të mirë të fushës.
Zhvillimi i aftësive profesionale dhe ndërkombëtare në një mjedis pune modern dhe dinamik.
Për detaje kliko këtu
Vini re!!!
Ju nuk mund të aplikoni individualisht. Shortlista e aplikantëve do të dërgohet nga Universiteti Politeknik i Tiranës.
Gjithashtu, ju inkurajojmë të shfrytëzoni materialin informativ të bashkëngjitur dhe ta ndani atë me kolegët tuaj. Ai përmban të gjitha informacionet e rëndësishme mbi këtë mundësi.
Për çdo pyetje ju lutem shkruani në zyraekarrieres@upt.al;