Njoftime 11.02.2022
Ftesë për t’u bërë pjesë e Programit B4Students
B4Students nga Grupi BALFIN, ka rihapur thirrjet për aplikim nga studentët në:
i. Programin e Praktikës & Punësimit
ii. Konkursin e Ideve të Biznesit.
Programi i Praktikës & Punësimit, për këtë vit, do të ofrohet në dy periudha 3-mujore, mars – prill – maj dhe gusht – shtator – tetor.
Për 3-mujorin e parë të praktikës, aplikimet do të pranohen deri më datë 20 shkurt, nëpërmjet linkut
Studentët kanë mundësi të vlerësojnë mundësitë për praktikë në 5 sektorë, 45 kategori punësimi dhe 13 kompani partnere. Për secilën prej mundësive, studentët mund të informohen në detaje mbi detyrat, përfitimet dhe profilin e kandidatit, duke lexuar përshkrimin e punës së publikuar në website e B4Students sipas preferencës së tyre dhe vijuar me aplikimin online.
Konkursi i Ideve të Biznesit, është një mundësi tjetër për studentët që synojnë të ndërtojnë biznesin e tyre, por ju duhet mbështetje. Për edicionin e dytë të konkursit, aplikimet do të pranohen deri më datë 7 mars, nëpërmjet B4Students.
Për aplikantët me idetë më të mira, B4Students do të mundësojë:
i. grant deri në 5000 euro për mbulimin e shpenzimeve të fillimit të aktivitetit,
ii. paketë trajnimi për zhvillimin e kompetencave në biznes,
iii. mentorim për 6 muaj
iv. mundësi kreditimi nga Tirana Bank, në rast nevoje, si dhe
v. mundësi partneriteti me Grupin BALFIN dhe shoqëritë e saj.
Nëpërmjet programit B4Students, Grupi BALFIN synon të luajë një rol të rëndësishëm në edukimin e lartë, duke u angazhuar të ofrojë mbështetje për studentët në zhvillimin profesional, punësimin në profil, si dhe vetëpunësimin nëpërmjet sipërmarrrjes.