In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Filluan regjistrimet për kursin e 2të “Siguria dhe Shëndeti në Punë”, për vitin akademik 2025-2026

Kursi “Siguria dhe Shëndeti në Punë” të fillojë në 10 Tetor 2025 dhe do të shërbejë për trajnimin e të gjithë personave që duan të fitojnë njohuri dhe të pajisen me një certifikatë për ushtrimin e aktivitetit të ekspertit për sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë, si dhe për të gjithë ata që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në këtë fushë.

Aplikimet për ndjekjen e këtij programi studimi të bëhen pranë Sekretarisë së Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike nga data 10.09.2025 deri në datë 08.10.2025, cdo ditë pune nga ora 12:00-16:00.

Kordinator i këtij kursi është Prof. asoc. Artan Hoxha: email: ahoxha@fim.edu.al

Dokumentat që duhen paraqitur:

1. Formular aplikimi (modeli bashkëngjitur)
2. Dokument identifikimi (fotokopje letërnjoftimi ose pasaporte)
3. Diplomë e studimeve universitare (niveli master ose sistemi i vjetër) + Listë notash (fotokopje e noterizuar)
4. Çertifikata të ndryshme që zotëron kandidati
5. Mandat-pagesa 1000 (një mijë) Lekë për regjistrim

Formularin e aplikimit dhe mandatin e pageses e gjeni ketu