Njoftime 12.10.2023
Fillon aplikimi për Bursë Financiare dhe Përjashtimi / Reduktim nga tarifa vjetore e shkollimit 2023-2024
Njoftohen te gjithe studentet e rregullt ne FIM, se fillon aplikimi për Bursë Financiare dhe Përjashtimi / Reduktim nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2023-2024. Dokumentat qe nevojiten sipas kategorive perkatese mund ti gjeni tek formularet e aplikimit me poshte
-Studentet ne vitin e pare ,me note mesatare 9 deri ne 10 , nga sistemi i arsimit te mesem perfitojne burse dhe perjashtim nga tarifa e shkollimit. (Listat vijne nga QSHA . Keta student duhet te sjellin numrin e llogarise bankare te Bankes Credins)
-Studentet ne vitet pas te parit , me note mesatare te ponderuar 9 deri ne 10 , te cilet kane shlyer te gjitha detyrimet e vitit paraardhes akademik , perfitojne burse dhe perjashtim nga tarifa e shkollimit. (Listat vijne nga Sekretaria Mesimore. Keta student duhet te sjellin numrin e llogarise bankare te Bankes Credins)
Per studentet te cilet aplikojne per perfitimine burses financiare afati perfundimtar per dorezimin e dokumentacionit eshte deri ne date 20 Nëntor 2023.
Dokumentacioni se bashku me formularin e aplikimit te plotesuar dorezohen prane ZYRES SE FINANCES se FIM , nga ora 10:00 - 12:00
-Nuk perfitojne burse /perjashtim nga tarifa e shkollimit studentet perserites dhe studentet te cilet ndjekin nje program te dyte studimi.