In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Fillojnë regjistrimet për Konkursin e parë ndërkombëtar i dizenjuezve të rinj "Digital Fashion"

Departamenti i Tekstilit dhe Modës” Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me “Kyiv National University of Technologies and Design” Ukraine, ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e rregjistrimeve për: KONKURSI I PARË NDËRKOMBËTAR I DIZENJUESVE TË RINJ “Digital Fashion” që do të zhvillohet në datat 25-27 Tetor 2022.

Të gjithë studentët e interesuar për të marrë pjesë në konkurs fillimisht duhet të plotësojnë rregjistrimin online si më poshtë deri në datën 3 Tetor
ketu

1) Zhvillimi i skicave të koleksionit si veshje, këpucë ose aksesorë që përmban 5-8 modele
2) Zhvillimi i një modeli të përzgjedhur duke përdorur programet kompjuterike 2D ose 3D.
1) Produkti duhet të jetë komfort
2) Produkti duhet të ketë disa avantazhe mjedisore në krahasim me produkte të tjera të modës si:

* Përdorimi i materialeve ekologjike

* Riciklimi i materialeve të përdorura

* Reduktimin e materialeve të përdorura

* Zëvendësimin e teknologjive tradicionale të prodhimit me teknologji të reja më miqësore me mjedisin

* Reduktimin e numrit të operacioneve në një process të prodhimit të produktit

* Përdorimi i metodave ekologjike të dekorimit

Gjithashtu mund të kontaktoni me Dr. Tatjana Spahiu: tspahiu@fim.edu.al