In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Fillojne regjistimet per Kursin e 13të “Auditim Energjie” për vitin akademik 2025-2026

Kursi i 13të “Auditim Energjie” do të fillojë në 17 Tetor 2025 dhe do të shërbejë për trajnimin e të gjithë personave që duan të konkurojnë për të fituar një certifikatë për ushtrimin e aktivitetit të “Audituesit të Energjisë” në përputhje me kërkesat e ligjit të ri: “Për Efiçencën e Energjisë”, Nr. 124, datë 12.11.2015 dhe akteve në zbatim të tij, si dhe për të gjithë ata që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre në këtë fushë.

Aplikimet për ndjekjen e këtij programi studimi do të bëhen pranë Sekretarisë së Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike nga data 10.09.2025 deri në datë 15.10.2025, cdo ditë pune nga ora 12:00-16:00.

Kordinator i këtij kursi është Dr. Ardit GJETA: email: agjeta@fim.edu.a

Dokumentat që duhen paraqitur:

1. Formular aplikimi (modeli bashkëngjitur)
2. Dokument identifikimi (fotokopje letërnjoftimi ose pasaporte)
3. Diplomë e studimeve universitare (niveli master ose sistemi i vjetër) + Listë notash (fotokopje e noterizuar)
4. Çertifikata të ndryshme që zotëron kandidati
5. Mandat-pagesa 1000 (një mijë) Lekë për rregjistrim

Formualrin e aplikimit dhe mandat pagesen e gjeni ketu