In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

Ceremonia e Diplomimit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike 2026

Ju njoftojmë se në datë 18 Mars 2026, në orën 11:00, në sallën Aula Magna do të zhvillohet Ceremonia e Diplomimit për studentët e diplomuar në Korrik, Shtator dhe Tetor 2025, për ciklin e Parë Bachelor dhe Ciklin e Dytë Master i Shkencave.

Të gjithë studentët e diplomuar që dëshirojnë të marrin pjesë në ceremoni, duhet të paraqiten pranë Sekretarisë Mesimore për t'u regjistruar.

Veshjet e ceremonisë do të tërhiqen një orë përpara, pranë departamentëve përkatës.