Njoftime 15.10.2025
Aplikimi për Bursa dhe Përjashtim/Reduktim nga tarifa e shkollës për v.a 2025-2026
Njoftohen të gjithë studentët e rregullt në FIM, se fillon aplikimi për Bursë Financiare dhe Përjashtim / Reduktim nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2025-2026.
Cikli i parë (Bachelor) të cilët plotësojnë kriteret për perjashtim nga tarifa e shkollimit , si dhe bursë financiare , afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit është deri në datë 17 Nëntor 2025.
Cikli i dytë (Master Shkencor ) të cilët plotësojnë kriteret për reduktim nga tarifa e shkollimit , afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit është deri në datë 15 Dhjetor 2025.
Studentët në vitin e parë , me notë mesatare 9 deri në 10 , nga sistemi i arsimit të mesëm përfitojnë bursë dhe perjashtim nga tarifa e shkollimit. (Listat vijnë nga QSHA . Këta student duhet të sjellin numrin e llogarisë bankare të Bankës Credins)
Dokumentacioni së bashku me formularin e aplikimit të plotësuar dorëzohen pranë ZYRES SE FINANCES së FIM , nga ora 10:00 - 12:00
Nuk përfitojnë bursë /përjashtim nga tarifa e shkollimit studentët përsëritës dhe studentët të cilët ndjekin një program të dytë studimi.
Formulari nr1 per perfitimin e burses
Formulari nr2 per perjashtim nga tarifa e shkollimit
Formular Master Shkencor per reduktim nga tarifa e shkollimit