Njoftime 02.10.2025
Aktiviteti Ilyrius Night në UPT
Illyrius Motorsport, si komunitet dhe organizatë që promovon kulturën automobilistike dhe motorsportin në Shqipëri, ka kënaqësinë në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, konkretisht me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, tju ftojë në aktivitetin Illyrius Night, i cili do të zhvillohet në ambientet e oborrit të pasëm të UPT, më 9 tetor 2025, nga ora 19:00 deri në 23:00
Qëllimi i aktivitetit është krijimi i një urë bashkëpunimi midis studentëve të inxhinierisë, inxhinierëve të ardhshëm, dhe komunitetit aktual automobilistik në Shqipëri.
Ky bashkëpunim do të shërbejë për:
• prezantimin e mundësive dhe sfidave aktuale në fushën e automobilizmit dhe motorsportit;
• shkëmbimin e ideve dhe interesave midis tregut dhe të rinjve;
• nxitjen e pasionit për teknologjinë dhe inovacionin në këtë sektor.
Aktiviteti do të shoqërohet nga një program muzikor i kuruar nga DJ, i cili do të krijojë një atmosferë dinamike dhe të veçantë, duke u kombinuar me ndriçim dhe efekte vizuale. Gjithashtu, në oborr do të ekspozohen rreth 15-20 makina dhe motorra, të cilat do të kontribuojnë në gjallërimin e hapësirës dhe përvojës së pjesëmarrësve.