In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

Aktivitet – Workshop i organizuar ne Departamentin e Energjitikes, FIM, UPT

Departamenti i Energjitikës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, UPT, zhvilloi një workshop - takim me studentët e programeve Master i Shkencave në Inxhinieri Mekanike (profili Energjitikë) dhe MSc në Menaxhim Energjie në datën 31 Mars 2026, ne ambjentet e FIM.

Takimi u nderua me pjesëmarrjen e Prof. Shemin Sagaria nga University of the Arctic, Norvegji, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona.

Fokusi i këtij takimi ishte:

➢ Prezantimi i mundësive për mobilitete të studentëve tanë në University of the Arctic.
➢ Prezantimi i punës së disa studentëve diplomantë, të cilët, nën udhëheqjen e Dr. Adrist Stermasi dhe në bashkëpunim me University of the Arctic, po zhvillojnë temat e tyre të diplomës master.
➢ Shkembim i eksperiencave per programet e studimit qe mbulon aktualisht Departamenti i Energjitikes ne FIM dhe te ngjashmet ne University of Arctic, Noeway, si dhe permiresimet e mundeshme per te reflektuar ndryshimet ne fushen energjitike.

Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbim akademik, prezantimin e punës së deritanishme dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ne mbetemi të angazhuar për të zgjeruar këto bashkëpunime dhe për të krijuar më shumë mundësi për studentët tanë në të ardhmen.