In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Aktivitet: International Leather Line & Conf Expo 2022

Departamenti i Tekstilit dhe Modës do të marrë pjesë në panairin “International Leather Line & Conf Expo 2022” që do të zhvillohet në datat 13 – 15 Tetor 2022 në Expocity Albania. Ky panair zhvillohet për të parën herë në rajon, dhe është i dedikuar për prodhuesit, importuesit dhe eksportuesit e lëkurës, makinerive, aksesorëve, fabrikave të prodhimit të përfunduar dhe fasonerive të prodhimit pjesshëm, kompanive të paketimit, etj.