In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Pyetësori studentor për semestrin e parë 2025

I dashur student

Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga Ligj Nr. 80/2015, Universiteti Politeknik i Tiranës organizon Pyetësorin Studentor për cilësinë e mësimdhënies.
Nëpërmjet pyetësorit, çdo studenti i jepet mundësia të shprehë perceptimin mbi procesin mësimor si dhe të përcjellë pranë autoriteteve të universitetit shqetësime specifike.

Plotësimi i pyetësorit do të jetë i mundur duke filluar prej datës 16 – 22 Janar 2025 nëpërmjet platformës online të sekretarisë mësimore.

Link: https://upt.pitagora.rash.al/login

Përgjigjet e pyetësorit përpunohen në mënyrë ANONIME nga UPT dhe mbi bazën e tyre hartohen të dhëna statistikore për problematikat kryesore të perceptuara nga studentët. Analiza e të dhënave kryhet pas përfundimit të sesionit të provimeve, duke shmangur çdo ndikim të mundshëm në vlerësimet përfundimtare.

Plotësimi i pyetësorit bëhet për çdo pedagog aktiv në semestrin aktual. Në llogarinë tuaj online do të shfaqet pyetësori vetëm për lëndët që frekuentoni si student i rregullt.

Universiteti Politeknik e vlerëson maksimalisht mendimin tuaj dhe ju nxit të merrni pjesë në këtë proces. Duke punuar së bashku, UPT mund të vijojë traditën e ekselencës e duke konsoliduar reputacionin kombëtar e rajonal.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin,
Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë - UPT

Shënim

• Për problematika në plotësimin e pyetësorit apo për pasaktësi në të, jeni i lutur t’i drejtoheni sekretarisë mësimore ose zyrës për sigurimin e cilësisë në fakultetin tuaj
• Për probleme të tjera lidhur me sigurimin e brendshëm të cilësisë në UPT mund të kontaktoni me Drejtorinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë:

https://upt.edu.al/drejtimi-akademik-administrativ/drejtorite/drejtoria-e-sigurimit-te-brendshem-te-cilesise/

Manual për plotësimin e pyetësorit studentor