Informacione 04.10.2024
Fillimi i Vitit të ri Akademik 2024-2025
Të nderuar studentë
Ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik 2024-2025 e cila do zhvillohet me pjesëmarrjen Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu. Ceremonia e hapjes së vitit akademik do të zhvillohet më datën 7 tetor, e hënë, në orën 9:30, në oborrin e Korpusit të Universitetit Politeknik. Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme, ndaj ju inkurajojmë të jeni të pranishëm.