In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të UPT dhe Universitetit të Prishtinës

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës.

Më 25 janar 2025, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të
Tiranës, Prof. Dr. Genti Guxho dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në
Universitetin e Prishtinës, Prof. Dr. Mirlind Bruçaj, nënshkruan një marrëveshje partneriteti ndërmjet dy fakulteteve. Marrëveshja u nënshkrua zyrtarisht në Prishtinë gjatë një sesioni të përbashkët të këshillave të dy fakulteteve. Partneriteti synon të rrisë kapacitetet akademike dhe sistematike të të dy institucioneve.

Video permbledhese e takimit ku u nenshkrua marreveshja e bashkepunimit.

Axhenda Mbledhja e Keshillit FIM UPT dhe FIM UP