In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

Përfundon me sukses KONFERENCA E III-TE STUDENTORE 2025 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Përfundoi me sukses Konferenca e III-të Studentore në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Ishte kënaqësi që Konferenca u zhvillua në bashkëpunim me katër kompanitë: Kontakt; Messer Albagaz; Maccaferri dhe DBS, të cilat ishin njëkohësisht edhe sponsorizuesit e katër cmimeve të para që u dhanë për punimet më të mira.

Konferenca u zhvillua në 10 Dhjetor 2025 në Tiranë, Shqipëri dhe u përmbyll si një event i suksesshëm. Ne dëshirojmë të falënderojmë folësit tanë kryesorë dhe të ftuar për Prezantimet e tyre.

Konferenca me 26 prezantime, si dhe me prezantimin e mobiliteteve të E-Rasmus +, ishte një sukses në përmbushje të prioritetit për:

1-Promovimin e kërkimit dhe kreativitetit studentor në fushat e inxhinierisë mekanike, energjisë, materialeve, termoteknikës dhe automatizimit;
2-Forcimin e lidhjes ndërmjet universitetit dhe industrisë përmes prezantimeve praktike dhe ideve inovative;
3-Nxitjen e bashkëpunimit ndër-fakultetesh e ndër-universitar, duke krijuar ura të reja komunikimi shkencor ndërmjet studentëve dhe pedagogëve.

Falenderojmë të gjithë PJESËMARRËSIT, të cilët me kontributin e tyre bënë të mundur një Konferencë të suksesshme dhe një kohë të përshtatshme të mbushur me diskutime që mund t’ i japin jetë bashkëpunimeve të ardhshme.

Shpresojmë të shihemi në eventin e radhës!

Momente kyçe nga eventi