In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

Leksioni i hapur, ”Nga inxhinieria e Materialeve tek Materialet e Avancuara të Ndërtimit: Shkenca në ndihmë të Qëndrueshmërise Janar 2026

Përfundoi me sukses leksioni i hapur, ”Nga inxhinieria e Materialeve tek Materialet e Avancuara të Ndërtimit: Shkenca në ndihmë të Qëndrueshmërise” me Dr. Ilda Tole, kërkuese shkencore në Universitetin Bath, Angli, ALUMNI e Inxhinierisë së Materialeve, pranë Departamentit të Prodhim Menaxhimit, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, e cila ndau me studentët eksperiencën e saj akademike dhe kërkimore-shkencore në fushën e materialeve të ndërtimit dhe qëndrueshmërisë.

Leksioni solli një pasqyrë frymëzuese mbi mënyrën se si shkenca e materialeve kontribuon në
zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme, duke nxitur kuriozitetin, diskutimin dhe motivimin e
studentëve për rrugën e tyre profesionale.

Falenderojmë Dr. Ilda Tole për ndarjen e dijes dhe frymëzimit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për
angazhimin e treguar. Projekti i Kërkimit Shkencor
Materials engineering turns construction materials from a craft into a science.”

Informacion i detajuar

Gjeni me poshte foto nga eventi: