Informacione 25.11.2025
KONFERENCA E III-TE STUDENTORE 2025 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Në datën 10 Dhjetor 2025, ora 08:30- 15:00, salla Aula Magna pranë ambjenteve të Rektoratit organizohet Konferenca e III-të Studentore në FIM.
Konferenca e III-të Studentore në FIM 2025 është një platformë akademike që synon të:
1-Promovojë kërkimin dhe kreativitetin studentor në fushat e inxhinierisë mekanike, energjisë, materialeve, termoteknikës dhe automatizimit;
2-Forcojë lidhjen ndërmjet universitetit dhe industrisë përmes prezantimeve praktike dhe ideve inovative;
3-Nxisë bashkëpunimin ndër-fakultetesh e ndër-universitar, duke krijuar ura të reja komunikimi shkencor ndërmjet studentëve dhe pedagogëve.
Qëllimi
1-Të zhvillojë kulturën e kërkimit shkencor, të promovojë arritjet më të mira studentore dhe të përgatisë gjeneratën e re të inxhinierëve për sfidat e transformimit teknologjik.