In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Dhuroni gjak për fëmijët talasemikë

Prej vitesh, Kryqi i Kuq Shqiptar zhvillon programin e dhurimit vullnetar falas të gjakut, si alternativa më e mirë që do të çojë në plotësimin e nevojave për gjak të mjaftueshëm dhe të sigurt në Shqipëri, në fushën e kirurgjisë, onkologjisë, obstetrikës, por dhe atë të përkujdesjes për sëmundjet e gjakut e veçanërisht për të sëmurët me Talasemi.

Të gjithë studentëve që duan t'u bashkohen nismës së dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë,u bëhet me dije se procesi i dhurimit të gjakut zhvillohet nga e hëna në të premte ora 9:00-14:00, në ambiemtet e FTI, në katin e parë.

Informacionet bazë qëduhet të dini rreth dhurimit të gjakut mund t'i gjeni këtu