Kërkimi shkencor 09.09.2021
Studimet e Doktoratës në FIM
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i ka të organizuara Studimet e Doktoratës si grupim i katër departamenteve përbërës të tij.
Studimet e Doktoratës në FIM ofrohen në këto fusha të kërkimit shkencor (të klasifikuara sipas standardeve ndërkombëtare, në seksionin "07 Inxhinieria, Industria e Përpunimit dhe Konstruksioni"):
a. 071 Inxhinieria dhe ndërtimi i makinave.
b. 072 Teknologji e prodhimit dhe përpunimit.
c. 078 Program dhe kualifikim ndër-disiplinar që përfshin Inxhinierinë, Industrinë e përpunimit dhe Konstruksionin.
Nën/fusha kërkimi shkencor:
a. 0713 Elektriciteti dhe Energjia.
b. 0715 Mekanika dhe përpunimi i metaleve.
c. 0716 Mjetet tokësore, detare dhe ajrore lëvizëse.
d. 0722 Materialet (qelq, letër, plastikat dhe druri).
e. 0723 Tekstilet (veshje, këpucë dhe lëkurë).
f. 0781 Program dhe kualifikim ndër-disiplinar që përfshin Inxhinierinë, Industrinë e përpunimit dhe Konstruksionin.
Rregullore e studimeve të Doktoraturës në UPT dhe e studimeve të Doktoraturës në FIM