In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Informacione

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k.

Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 02 korrik 2021, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k.

Objekti i Marrëveshjes është bashkëpunimi për realizimin e veprimtarive me interes të ndërsjellë, në pikat e mëposhtme:

Mbështetje për realizimin e praktikave profesionale të studentëve të UPT pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë.
Bashkëpunim në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e këshillimit të karrierës.
Bashkëpunim në identifikimin dhe rekrutimin e studentëve që përgatit UPT, duke plotësuar nevojat me burime njerëzore të IEBV SPV, për punësim dhe internship.

Marrëveshja, për Universitetin Politeknik të Tiranës u nënshkrua nga Rektori, Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe për “Integrated Energy BV SPV” nga Administratori, Znj. Arjola Kodra.

Shoqëria IEBV është e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve mjedisore afatgjata dhe të qëndrueshme në sektorin e menaxhimit të mbetjeve urbane. Qëllimi veprimtarisë së shoqërisë është menaxhimi, administrimi dhe realizimi i punimeve për ndërtimin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë.