fim.edu.al

Informacione

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Shoqatës Proeksport Albania

Në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, më datë 26 korrik 2021, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Shoqatës Proeksport Albania.

Objekti i Marrëveshjes është bashkëpunimi për realizimin e veprimtarive me interes të ndërsjellë, në:
· Shkëmbim i informacioneve dhe kapaciteteve të burimeve njerëzore për kërkime shkencore, nxjerrjen e të dhënave statistikore, kryerjen e studimeve dhe analizave ekonomike për çështje që prekin prodhimin, eksportin, inovacionin, integrimin në BE dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
· Angazhim dhe bashkëpunim në projekte me interesa të përbashkëta, në të cilat PEA dhe UPT mund të shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e ndërsjella.
· Shkëmbim i asistencës teknike dhe profesionale, në realizimin e projekteve respektive.
· Bashkëpunim në përmirësimin dhe azhornimin e kurrikulave dhe programeve studimore, në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
· Krijim i mundësive dhe lehtësive studentëve të UPT-së (Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike) për të kryer praktika mësimore, stazh profesional dhe mundësi punësimi pranë PEA-s, si dhe kompanive pjesë e rrjetit të saj.
· Bashkëpunim në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e këshillimit të karrierës, panaireve të punësimit dhe aktivitete të tjera, që kanë për qëllim nxitjen e punësimit te të rinjtë.
· Organizim i përbashkët i trajnimeve, leksioneve të hapura apo ëorkshop-eve, në lidhje me tematika që kanë interes studimor ose praktik.
·Promovim i ndërsjellë i aktiviteteve dhe projekteve përkatëse.