Njoftime 30.05.2024
Workshop: “Studimi i rrethimeve mbrojtëse në territorin e Shqipërisë”
Në datën 31 maj 2024 në sallën 210 pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike do të zhvillohet workshop-i si pjesë e projektit të fituar të Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH), financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor (AKKSHI), me titull “Studimi i rrethimeve mbrojtëse në territorin e Shqipërisë”.
Në këtë workshop do të prezantohen rezultatet e periudhës së parë të studimit dhe punimet e bëra deri më tani.