In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Thirrje e hapur për aplikime me Projekt Ide për projekte në kuadër të TEYC 2022

'Rinia prodhon Ekonomi Krijuese dhe Novacion’

Plotësoni google forms të bashkëngjitur ketu ose dërgoni një email në startups@acpd.org.al

Afati i fundit i aplikimit është data 16 nëntor 2022.

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) me mbështetjen e Kongresi Rinor Kombëtar, dhe Tirana European Youth Capital '22 në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ka ndërmarrë një projekt te quajtur ''Rinia prodhon Ekonomi Krijuese dhe Novacion''. Qëllimi i këtij projekti është të sjellë startupe të rinj të suksesshëm italianë për të takuar dhe trajnuar të rinj shqiptarë që janë të interesuar të zhvillojnë STARTUP në të ardhmen, duke arritur kështu të tërheqin investime vendase dhe ndërkombëtare, të ofrojnë mundësi punësimi për të rinj të tjerë, duke rritur avantazhet e qëndrimit në Shqipëri për zhvillimin e idesë së biznesit. Kursi i trajnimit do të bazohet në qasjen e të menduarit kritik, për të mësuar teknikat e projektimit dhe prodhimit të produkteve dhe shërbimeve, si dhe për të thelluar njohuritë për planin e biznesit dhe hartimin e tij.

Projekti do të ketë tre faza, ku faza e parë dhe e dytë, respektivisht ONLINE WORKSHOP dhe MENTORIMI ONLINE. Në këto dy faza do të gërshetohen sesione informuese e akademike, shkëmbime të eksperiencave nga trajnerët italianë, që do të jenë të dobishme për të rinjtë, studentët, për të mësuar një metodologji të punës dhe për të krijuar paketën e mjeteve që u lejon të strukturojnë projektin idenë.

Faza e fundit, HACKATHON, do të mbyllet me prezantimin e hapave të prodhuara nga të rinjtë, të cilat do të vlerësohen nga një juri pedagogësh dhe biznesmenë të suksesshëm të përzgjedhur nga Tirana dhe Torino për të sjellë krahasimin ndërkombëtarisht. Duke punuar në një ekip, të rinjve do t'u kërkohet të strukturojnë idenë e tyre të biznesit sipas metodologjisë që kanë mësuar.

Kriteret e vlerësimit të cdo grupi:

Numri i certifikimit të përfunduar (kumulativ për grup) tek platforma Guilds24 - 40%
Cilësia e punës së zhvilluar - 30%
Aftësia e prezantimit - 30%

Ditët e projektit janë të percaktuara si më poshtë:

Online Workshop--- 17-18 Nëntor (Ora 10:00-14:00)---Mentorët: Alberto Giusti, Andrea Alfieri
Mentoring Online---6-7 Dhjetor---Mentorët: Alberto Giusti, Andrea Alfieri
Hackathon in Tirana---15-16 Dhjetor---Mentorët: Alberto Giusti, Andrea Alfieri, Matteo Lazzeri

Për më shume informacion, ju lutem shfletoni broshurën. ketu 😊