Njoftime 06.06.2024
Përfundimi i Workshop-it: “Studimi i rrethimeve mbrojtëse në territorin e Shqipërisë”
Në Workshop-in e zhvilluar si pjesë e projektit të fituar të Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH), financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor (AKKSHI), me titull “Studimi i rrethimeve mbrojtëse në territorin e Shqipërisë” u realizuan aktivitetet si më poshtë:
1. Refereme nga pjestarë të stafit të projektit mbi projektin, objektivat e realizuara deri më tani, rezultatet paraprake dhe problematikat e hasura.
2. Punimet e bëra nga grupi i punës dhe jo vetëm mbi Barrierat Rrugore dhe ato Akustike.
3. Bazat llogaritëse të teorisë së goditjes në rast aksidentesh në këto barriera.
4. Perfomanca e terminalit të Guard Rail si dhe njohuri në teknologjinë e prodhimit dhe testimit të Barrierave Mbrojtëse.
5. Siguria rrugore si pjesë e projektit të rrugës
Në këtë aktivitet kishim pjesmarrës nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor shoqëruar dhe me referime nga Prof. As. Drakuli Lumi dhe Msc. Artur Make.
Staf pedagogjik nga universiteti Metropolitan Tirana, Dr. Nikolla Nika.
Përfaqësues nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Edmond Bejko.