Informacione 03.09.2021
Marrëveshje Bashkëpunimi midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit Kombëtar të Aviacionit të Ukrainës
Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 23.06.2021, kreu vizitë një delegacion i Universitetit Kombëtar të Aviacionit, në Ukrainë. Delegacionin e kryesonte Rektori i këtij universiteti, Profesor Maxim Lutsky.
Qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis dy universiteteve.
Në kuadër të kësaj Marrëveshjeje, të dy universitetet do të bashkëpunojnë duke u kushtuar rëndësi të veçantë fushave si më poshtë:
Kryerje e kërkimit shkencor dhe zbatimi i rezultateve.
Zhvillim dhe zbatim i programeve të mobilitetit akademik (studim dhe mësimdhënie).
Trajnim i avancuar i stafit mësimdhënës dhe profesionistëve të tjerë.
Mundësim i punëve të përbashkëta kërkimore dhe përgatitje e aplikuesve brenda kuadrit të punës për tezat e doktoratës.
Mundësim i punëve të përbashkëta kërkimore dhe përgatitje e aplikuesve brenda kuadrit të punës për tezat e doktoratës.
Organizim, kryerje dhe pjesëmarrje në simpoziume, konferenca, seminare.
Shkëmbim përvojash, materialesh mësimore, dokumentacion dhe informacion mbi aktivitetet e universitetit.
Zhvillim dhe organizim i mësimit në distancë.
Harmonizim i programeve mësimore të niveleve të ndryshëm.
Organizim i projekteve afatgjata brenda së cilave, grupe specialistësh dhe studentësh do të punojnë së bashku.
Pjesëmarrje në partneritete për përgatitjen e aplikimeve dhe pjesëmarrje në projekte për grande ndërkombëtare.
Asistencë reciproke në gjetjen e partnerëve të rinj dhe kontakteve të tjera shkencore.
Universiteti Kombëtar i Aviacionit në Ukrainë është një nga universitetet më të rëndësishëm në Ukrainë, me një histori 85 vjeçare, me rreth 25.000 studentë, nga të cilët 1500 të huaj nga 55 vende, në përbërje të të cilit janë 5 institute dhe 10 fakultete.