In principio revolutionis indvstrialis machina erat

Njoftime

Informacion për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer të rregjistruar për herë të parë në Vitin Akademik 2022-2023

Në bazë të vendimit të Keshillit të Ministrave nr.386, datë 01.06.2022 "Per miratimin e fushave dhe të programeve të studimit që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e studenteve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të Arsimit të Larte" si dhe Udhëzimit të Ministrise së Arsimit dhe Sportit nr.30, datë 04.11.2022 "Për përcaktimin e rregullave dhe afateve të aplikimit si dhe të procedurave të percaktimit të masës dhe mënyres së financimit të studentëve të shkëlqyer dhe atyre që ndjekin programe studimi që përbëjne prioritet kombetar" ju informojmë si vijon:

Studentet e rregjistruar për herë te parë në Vitin Akademik 2022-2023 kanë mundesinë e aplikimit për përfitimin e mbështetjes financiare nëse plotesojnë njërin nga keto kritere:

a)Studenti ka përfunduar arsimin e mesëm te lartë me note mesatare 10.00 dhe në secilin prej provimeve kombetare të detyruar të matures shteterore është vleresuar jo më pak se nota e përshkallëzuar 9.5 deri ne 10.
b) Studenti eshte fitues i njerit prej tre cmimeve të para në olimpiadat nderkombetare të arsimit parauniversitar, me më shumë se 15 vende pjesmarrese, pavarësisht notës mesatare, kur pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndën/disiplinen ku ka fituar cmimin.

Për informacione më të detajuara lexoni Vendimin dhe Udhezimin